Përballje

Fitore në frymën e fundit, Champions-i jo aq i lehtë për City-n


U zhvillua edhe ndeshja tjetër e fazës çerekfinale në Champions League.

Në “Etihad”, liderët dhe me shumë mundësi kampionët e ri të Premier League, prisnin vendin e pestë në Bundesliga, Borussia Dortmund-in.

Mysafirët të udhëhequr nga Erling Braut Haaland u paraqitën shumë më mirë se që pritej.

Në një ndeshje me shumë polemika, fitues në fund dolën qytetarët e Pep Guardiola-s.

Ishte lojtari kryesor i kësaj skuadre, Kevin De Bruyne, ai që hapi shifrat për vendasit.

Pas pak minutash, Dortmund barazoi shifrat me 17-vjeçarin Jude Bellingham.

Pas konsultimit me VAR, goli u anualua për një goditje të palejuar në dëm të Ederson.

Deri në fund dy skuadrat kishin shumë mundësi, por pa arritur të gjejnë rrjetat e “Etihad”.

Gjithçka ndodhi në gjashtë minutat e fundit.

Në të 84-ën, ishte Reus ai që shënoi për t’i dhënë golin shumë të vlefshëm si mysafir, pas asistimit të Haaland-it.

Në fund të ndeshjes, Phil Foden arriti që t’i jap City-t fitoren, por jo edhe qetësinë.

Ndoshta Dortmund-i meritoi më shumë, por edhe një rezultat 2-1 duket pozitiv për gjermanët.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 14 prill në “Signal Iduna Park” dhe gjithçka duket e hapur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore