Përballje

Fitore dramatike për Dallas Mavericks dhe New Orleans Pelicans


Gjuajtja që fitoi ndeshjen për Dallas Mavericks

Të shtunën në NBA kishte ndeshje dramatike ku një nga to ishte dueli mes Dallas Mavericks dhe Washington Wizards të cilën e fituan ekipi nga Teksasi.

Mavericks fituan ndeshjen me rezultat minimal 124:125.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe surprizuese ku nuk dihej fituesi deri në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ky duel ishte edhe mes Rusell Westbrook dhe Luka Doncic të cilin e fitoi ky I fundit edhe pse kishte më pak pikë personalisht.

Ndeshjen e fitoi Dorian Finney-Smith i cili shënoi një trepikësh vendimtar për ta fituar ndeshjen.

Më të mirët te Mavericks ishin Luka Doncic me një tre shifrorë të dyfishtë fantastikë me 31 pikë, 12 kërcime e 20 asistime dhe Dorian Finney-Smith me 22 pikë.

Ndërsa te Wizards më të mirët ishin Rusell Westbrook me 42 pikë, 10 kërcime e 9 asistime dhe Bradley Beal me 29 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=ulEuHz10UjM

Ndeshje shumë interesante ishte edhe ajo mes Minnesota Timberwolves dhe New Orleans Pelicans të cilën e fituan këta të fundit me rezultat 140:136.

Ndeshja ishte e baraspeshuar ku dy ekipeve nuk i mjaftoi koha e rregullt për të gjetur fituesin.

Dyshja Zion Williamson dhe Lonzo Ball ishin fantastik pasi u kombinuan për 70 pikë për ta fituar ndeshjen.

Më të mirët te Pelicans ishin Zion Williamson me 37 pikë, 9 kërcime e 8 asistime dhe Lonzo Ball me 33 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Ndërsa te Timberwolves më të dalluarit ishin Anthony Edwards me 29 pikë e 9 kërcime dhe Karl Anthony Towns me 28 pikë e 14 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=EMuR3Sly-6Q

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore