Sport

Firmino prezantohet te Al Ahli


Sulmuesi i njohur brazilian, Roberto Firmino, pak ditë më parë e kishte kompletuar transferimin te skuadra arabe, Al Ahli.

Firmino bëri edhe prezantimin te skuadra nga Arabia Saudite, ku do ta ketë bashkëlojtar ish-portierin e Chelsea-t, Edouard Mendy-n, i cili iu bashkua kësaj skuadre disa ditë më parë.

Shifrat e kontratës nuk janë publikuar, por thuhet se Firmino do të fitojë shuma të majme, derisa ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Interesim për 31-vjeçarin kishin shumë klube nga Evropa, por ai zgjodhi ofertën nga Arabia Saudite.

Kujtojmë që Firmino ishte pjesë e Liverpool-it për tetë vite, periudhë gjatë së cilës kishte zhvilluar 362 ndeshje në të gjitha garat, nga të cilat ka shënuar 111 gola dhe ka dhuruar 79 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore