Përballje

Firmino dhe Salah ua bëjnë natën ‘zi’ zikaltërve


Liverpool ka bërë një hap të madh para në kuadër të Champions League.

Të kuqt kanë arritur fitore në “Guizzeppe Meazza” përballë Inter-it në një ndër ndeshjet më interesante të kësaj faze.

Dy skuadrat, që gjinden në vendin e dytë në ligat e tyra perspektive, vinin në këtë ndeshje si të barabartë, me Liverpool që për një nuancë të vogël konsiderohej si më favorit.

Por kjo gjë nuk u shfaq në fushë.

45 minutëshi i parë ishte shumë i barabartë, me të dy skuadrat që u kujdesën në mbrojtje pa krijuar shumë në sulm.

Në pjesën e dytë, një Inter tjetër u fut në fushë.

Skuadra zikaltër ishte shumë më e mirë në sulm, duke krijuar mundësi të një pas njëshme, por në mungesë të produktit final.

Mundësitë e shumta të humbura, do t’i kushtonin Inter-it.

15 minuta para fundit, nga një korner, Robertson e gjeti kokën e Firmino-s i cili shënoi për 0-1.

Dhjetë minuta më vonë, Mohamed Salah shfrytëzoi një kaos në zonë për të shtyrë topin në rrjetë për 0-2.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Inter u mposht 0-2 në ndeshjen e parë.

Ky rezultat i jep epërsi të madhe të kuqve, që praktikisht me një këmbë gjinden në çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore