Fiorentina është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, teksa ka befasuar Atalanta-n, duke e mposhtur në sekondat e fundit të ndeshjes, me rezultat 2:3.
Në fakt, fitorja e klubit viola ishte edhe më e veçantë, pasi që ata ishin duke luajtur me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Lucas Martinez Quarta në minutën e 79-të.
Ndeshja gjithashtu nisi më mirë për Fiorentina-n, të cilët kaluan në epërsi që në minutën e nëntë, me golin e shënuar nga Krzysztof Piatek, përmes penalltisë.
Megjithatë, vendasit reaguan shpejtë, të cilët e gjetën golin e barazimit në minutën e 30-të, ku realizator ishte Davide Zappacosta.
Atalanta më pas mori në kontroll lojën, të cilët kaluan edhe në epërsi për herë të parë në ndeshje, me golin e shënuar nga Jeremie Boga në minutën e 56-të.
Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan, të cilët barazuan rezultatin me sulmuesin Piatek në minutën e 71-të, para se mbrojtësi Nikola Milenkovic të shënonte golin e fitores në minutën e 93-të, kur skuadrat ishin duke u përgatitur për vazhdime.
Tani në gjysmëfinale, Fiorentina do të presë fituesin e duelin Juventus – Sassuolo që do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti s’e mban fjalën për Veteranët – s’u pastruan listat, s’ka ligj të ri, derisa i përjashtoi nga paga minimale
-
Nephew në Tiranë: Në fokus rëndësia për të eleminuar pandëshkueshmërinë
-
Inxhinieria e klimës në brigjet amerikane mund të rrisë valët e të nxehtit në Evropë
-
Reforma e inspektorateve, lehtësim i barrës për sipërmarrësit