Art&dizajn

Ferizaj, qyteti i muraleve


Në shumë qytete nëpër botë nuk është e nevojshme për të hyrë në muze për të admiruar piktura dhe vepra arti.

Muralet, të cilat lindën për t’i bërë më pak gri muret e ndërtesave, fabrikave e tuneleve rrugore, sot janë shndërruar në një formë të vërtetë arti.

Kjo formë arti është integruar edhe në rrugët e komunës së Ferizajit.

Profesoresha vendase e artit, Lebibe Topalli, bashkë me një ekipë të vogël, po e shpërfaqin kreativitetin e tyre.

Qyteti i Ferizajit është zhytur në ngjyra të këtij arti duke tërhequr të gjithë art-dashësit anë e mbanë botës.

Arti i Lebibes gjithmonë mbart në vete mesazhe.

Në këtë pikturë ku në shikim të parë sheh një bimë, prezantohet ringjallja, dhe integrimi i dy ngjyrave bazë, të njëjta me ato të kishës dhe xhamisë, simbolizojnë tolerancën fetare në këtë qytet, ku edhe fizikisht këto dy objekte fetare janë në një oborr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore