Lajme

Facebook heq videon e Bolsonaro-s mbi pretendimin e rremë të vaksinës


Presidenti brazilian Jair Bolsonaro.

Facebook të dielën në mbrëmje ka hequr një video të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, në të cilën lideri i ekstremit të djathtë bëri një pretendim të rremë se vaksinat e COVID-19 ishin të lidhura me zhvillimin e SIDA-s.

“Politikat tona nuk lejojnë pretendimet se vaksinat COVID-19 vrasin ose dëmtojnë rëndë njerëzit”, tha një zëdhënës i Facebook të hënën.

Sipas Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara për HIV dhe AIDS (UNAIDS), vaksinat kundër COVID-19, të miratuara nga rregullatorët shëndetësorë, janë të sigurta për shumicën e njerëzve, përfshirë ata që jetojnë me HIV – virusin që shkakton sindromën e fituar të mungesës së imunitetit SIDA.

Në korrik, Alphabet (GOOGL.O) hoqi nga kanali YouTube videot e Bolsonaro-s në të cilat presidenti brazilian rekomandonte përdorimin e hidroksilklorinës dhe ivermectinës kundër COVID-19 – pavarësisht provave shkencore që këto ilaçe nuk janë efektive në trajtimin e sëmundjes.

Shamitë e bardha që përfaqësojnë njerëzit që kanë vdekur nga COVID-19 në Brazil janë varur mbi një fushë për të protestuar ndaj politikave shëndetësore të qeverisë jashtë Kongresit në Brasilia, Brazil, të hënën, 18 tetor 2021.

Që atëherë, Bolsonaro ka shmangur emërtimin e të dy ilaçeve në transmetimet e tij të drejtpërdrejta, duke thënë se videot mund të hiqen dhe mbron “trajtimin e hershëm” në përgjithësi për COVID-19.

Videoja në të cilën Bolsonaro lidhi vaksinat e COVID-19 me SIDA-n, u transmetua për herë të parë të enjten dhe mbeti e disponueshme në YouTube deri të hënën.

Më 25 shtator, djali i Bolsonaro-s dhe dy anëtarë të kabinetit të tij deklaruan se kishin rezultuar pozitivë me COVID-19. 

Ndër të tjera, pesë ditë më parë, është ngritur një komision parlamentar që do të kërkojë shkarkimin e tij nën akuzën e “krimeve të qëllimshme gjatë pandemisë COVID-19”.

Të vdekurit, për shkak të akuzave ndaj tij, janë 600 mijë qytetarët brazilianë, të cilët kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Ligjvënësi Eduardo Bolsonaro, djali i presidentit të Brazilit.
Bolsonaro dhe kriza e pushtetit të tij

Bolsonaro, i cili po përballet me rënie të madhe të popullaritetit, thotë se ai sheh tri alternativa për të ardhmen e tij: burgun, vdekjen ose fitimin e zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm.

Bolsonaro prej javësh ka vënë në dyshim sistemin elektronik të votimit në Brazil.

Kritikët shprehen se kjo është një fushatë e ngjashme me atë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të ngjallur dyshime në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, në mënyrë që të kundërshtojnë rezultatet.

Brazilianët gjatë një proteste kundër Presidentit Jair Bolsonaro, duke kërkuar dorëheqjen e tij për keqpërdorimin e pandemisë, korrupsionin mbi kontratat e vaksinave dhe një ekonomi të lëkundur, në Paulista Avenue, Sao Paulo, Brazil, të dielën, 12 shtator 2021.

Bolsonaro është pas presidentit të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva, në shumicën e sondazheve.

Kriza më e madhe politike që, prej marrjes së detyrës në janar të vitit 2019, ka ardhur pasi krerët e ushtrisë, marinës dhe forcës ajrore u larguan.

Popullariteti i tij ka rënë për shkak të neglizhencës dhe keqmenaxhimit të situatës së COVID-19.

Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, i cili erdhi në pushtet dy vjet më parë, ka kundërshtuar vazhdimisht masat e karantinës, duke argumentuar se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vet coronavirus-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore