Lajme

Brazil, Bolsonaro ndryshon kabinetin


Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, të hënën e 29 marsit, i gjendur përballë një presioni publik të fortë, ndryshoi kabinetin e tij.

Ky presion lidhej me ndryshimin e ministrit të tij të Marrëdhënieve të Jashtme. Nga kritikët mandati i tij është karakterizuar anti-globalizëm.

Përveç zëvendësimit të ministrit të Jashtëm, Ernesto Araújo, presidenti zhvendosi tre ministra të tjerë, në poste të reja: shefin e Shtabit, ministrin e Mbrojtjes dhe prokurorin e Përgjithshëm.

Këto ndryshime, presidenti i bëri të ditura nëpërmjet medias sociale Twitter.

Gjithashtu, Bolsonaro emëroi një ministër të ri të Drejtësisë, Sigurisë Publike dhe Sekretarin e Qeverisë.

Në deklaratë nuk parashtrohej ndonjë arsye rreth ndryshimeve.

Presidenti kishte zëvendësuar në mes të marsit ministrin e Shëndetësisë.

Gjatë mandatit të tij, më shumë se 314 mijë brazilianë humbën jetën nga Covid-19. Politikat që ndërmori për përballimin e situatës u kritikuan ashpër.

Kohët e fundit, Araújo është përballur me thirrje për të dhënë dorëheqjen. Kjo ka ardhur pasi, sipas kundërshtarëve të tij, situata në kohë pandemie nuk është menaxhuar si duhet.

Po ashtu, sipas tyre, furnizimi me vaksinat anti-Covid nuk u bë në kohën e duhur.

Araújo u zëvendësua nga Carlos França, i cili është një diplomat në karrierë.

Ai është këshilltar i Bolsonaro-s dhe ish-shefi ceremonial në pallatin presidencial.

Araújo ka bërë komente kritike mbi politikat e ndjekura ndaj Kinës, partneri më i madh tregtar i Brazilit.

Ai e ka quajtur një dogmë të majtë.

Kombi pati vonesa në marrjen e përbërësve aktivë të nevojshëm për të prodhuar vaksinat, kryesisht të ardhura nga Kina.

Aráujo iu nënshtrua një seance dëgjimore gati pesë-orëshe gjatë Senatit javën e kaluar për të mbrojtur veprimet e ministrisë së tij gjatë pandemisë.

Ndërsa Fernando Azevedo Silva kishte njoftuar më herët se po largohej nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore