Lajme

Covid-19, spitalet e Brazilit në kolaps


Virusi ka vrarë më shumë se 300 mijë njerëz në Brazil. Kjo ka ardhur si pasojë e përhapje së shpejtë të një varianti shumë ngjitës, luftës politike dhe mosbesimit ndaj shkencës.

Spitalet e Porto Alegre-s, janë tejshmbushur me pacientë të infektuar nga Covid-19 dhe shumë më të sëmurë. Kryesisht ka mbizotëruar grupmosha e re.

Shërbimet funerale përjetuan një rritje të biznesit.

Ndërsa mjekët dhe infermierët e rraskapitur u lutën gjatë muajit shkurt për të bllokuar vendin, që të shpëtohen jetët.

Por kryetari i bashkisë Porto Alegre, Sebastião Melo, argumentoi se ekzistonte një aspekt jetër më i rëndësishëm. Kjo ka të bëjë me eknominë e vendit.

Tani Porto Alegre, një qytet në jug të Brazilit, ndodhet në një krizë të thellë të kujdesit shëndetësor të vendit.

Kjo ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit politik, vetëkënaqësisë së përhapur dhe teorive të konspiracionit.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ka minimizuar kërcënimin e virusit, tani po raporton më shumë raste të reja dhe vdekje në ditë se çdo vend tjetër në botë.

Drejtoresha ekzekutive e Mjekëve pa Kufij në Brazil,  Ana de Lemos, tha se vendi nuk po sheh një dritë në fund të tunelit.

Të mërkurën, vendi tejkaloi 300 mijë vdekje nga Covid-19.

Njësitë e kujdesit intensiv në Brasília dhe 16 nga 26 shtetet e Brazilit, raportojnë mungesa të tmerrshme të shtretërve të disponueshëm. Me kapacitet nën 10% dhe shumë prej tyre po përjetojnë rritje të infeksionit.

Në Rio Grande do Sul, shteti që përfshin Porto Alegre, lista e pritjes për shtretërit e njësive të kujdesit intensiv u dyfishua gjatë dy javëve të fundit, në 240 pacientë të sëmurë.

Në Hospital Restinga e Extremo Sul, një nga ambientet kryesore mjekësore në Porto Alegre, dhoma e urgjencës është bërë një repart i ngushtë Covid ku shumë pacientë merrnin kujdes në karrige, për mungesë të një shtrati falas.

Kjo rritje e lartë e numrit është konsideruar dështim i zymtë për një vend që, në dekadat e kaluara, ishte një model për kombet e tjera në zhvillim.

Me një reputacion për avancimin e zgjidhjeve të shpejta dhe krijuese të krizave mjekësore. Ku përfshihet rritja e të infektuarëve me H.I.V. dhe shpërthimi Zika.

Bolsonaro, i cili vazhdon të promovojë ilaçe joefektive dhe potencialisht të rrezikshme për të trajtuar sëmundjen, ka deklaruar gjithashtu se bllokimet janë të paqëndrueshme në një vend ku kaq shumë njerëz jetojnë në varfëri.

Disa nga mbështetësit e presidentit në Porto Alegre kanë protestuar për mbylljen e biznesit në ditët e fundit.

Epidemiologët thonë se Brazili mund të kishte shmangur bllokimet shtesë nëse qeveria do të kishte urdhëruar të përdoreshin maska dhe të ruhej distanca sociale.

Presidenti, i cili ishte një aleat i ngushtë i ish-presidentit Donald Trump, e quajti Covid-19 një “grip i lehtë”.

Vitin e kaluar, qeveria e Bolsonaro-s mori një ofertë nga Pfizer-i, për dhjetëra miliona doza të vaksinës së saj Covid-19.

Më vonë, presidenti mbështeti vaksinën e prodhuruar nga Kina, CoronaVac.

Dr. Miguel Nicolelis, një neurolog brazilian, tha se mosbesimi ndaj vaksinave dhe shkencës në Brazil është bërë një tipar i rrezikshëm i epokës Bolsonaro.

Por shumë mbështetës të fortë të Bolsonaro-s, argumentojnë se instiktet e presidentit mbi pandeminë kanë qenë të shëndosha.

Presidentja e infermierëve në Brazil, Claudia Franco, ka deklaruar se mosbesimi, mohimet dhe mbështetësit e Bolsonaro-s, janë shkatërruese për mjekësinë.

Më shumë se një vit në pandemi, vdekjet në Brazil kanë arritur kulmin dhe variantet e reja më shumë ngjitëse të coronavirus-it po përfshijnë kombin.

Deri më tani Brazili numëron 307 mijë e 326 vdekje nga Covid-19. 12 milionë e 407 mijë e 323 raste aktive dhe 10 milionë e 824 mijë e 95 të shëruar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore