Sport

Evropiani U-19 femra/ Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët


Ditën e enjte të 9 dhjetorit në Nion të Zvicrës është mbajtur shorti për përcaktimin e grupeve kualifikuese për Kampionatin Evropian Femra U-19 2022.

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë mësuar skuadrat që do të kenë përballë. Vajzat kuqezi dhe ato dardane do të tentojnë ngjitjen drejt Ligës A.

Shqipëria është pjesë e Grupit B6, së bashku me Turqinë, Izraelin dhe Qipron. Kosova është pjesë e Grupit B4, së bashku me Skocinë, Estoninë dhe Kazakistanin.

Sipas vendimit të marrë në vitin 2020 nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për femra janë riorganizuar, teksa skuadrat janë ndarë në dy Liga, A dhe B.

Ekipet që janë pjesë e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Europian, ndërsa ato të Ligës B garojnë për t’u ngjitur në ligën më lart.

Në ditët në vijim do të njiheni me datat e sakta të ndeshjeve dhe vendin organizator të këtij raundi të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore