Sport

Evropë/ 11 ndeshje për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”


Rruga drejt “Katar 2022” po merrë formën e duhur ngadalë.

Kanë mbetur vetëm edhe tetori dhe nëntori për të përcaktuar 13 shtetet nga Evropa që do të luajnë në shtetin aziatik.

Në grupin E, që është edhe grupi i fundit me pesë skuadra, zhvillohen dy ndeshje.

Çekia dhe Uellsi luajnë ndeshjen vendimtare për vendin e dytë.

Dy skuadrat kanë nga shtatë pike deri më tani, dhe ndeshja në Pragë do të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e këtij grupi.

Në të njëjtin grup, Estonia dhe Bjellorusia luftojnë për vendin e parafundit.

Grupi G:

Holanda viziton Letonin për të lënë prapa Norvegjinë, që po bindë shumë e më shumë në këto kualfikuese.

Të dy skuadrat kanë nga 13 pikë, por sot Norvegjia zhvillon një ndeshje më të vështirë.

Ata vizitojnë Turqinë, që me një fitore synon t’i parakalojë në renditje.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Gjibraltarit dhe Malit të Zi, me këta të fundit që shpresojnë në një barazim mes Turqisë dhe Norvegjisë për t’u ngjitur më afër vendit të dytë/

Grupi H:

Lufta e ashpër në këtë grup po zhvillohet për vendin e parë, mes Kroacisë dhe Rusisë, që kanë nga 13 pikë.

Kroacia viziton Qipron, në një ndeshje që duket e lehtë në letër.

Kurse, Rusia pret Sllovakinë që me një fitore eventuale do t’i afrohej shumë rusëve.

Sllovenia kërkon të përfitojë nga ndeshje direkte e këtyre dy skuadrave, në vizitën e tyre në Maltë.

Grupi J:

Gjermania ka filluar shkëputjen në këtë grup, me luftën kryesore që bëhet për vendin e dytë.

Për vendin në play-off luftojnë tre skuadra, bëhet fjalë për Armeninë me 11 pikë, Rumaninë me dhjetë dhe Maqedoninë e Veriut me nëntë.

Rumania sot e viziton Gjermaninë, për t’u ndeshur me të frikshmit e Hansi Flick.

Armenia udhëton në Islandën, për t’u përballur me Islandën më të dobët të dekadës së fundit.

Kurse, punën më të lehtë e ka Maqedonia e Veriut, që përballet me Lihtenshtajnin e vendit të fundit.

Të gjitha takimet e natës së sontme fillojnë në orën 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore