Lajme

Evropa, plane për gjysmëpërçuesit


Deri në fund të kësaj dekade, Bashkimi Evropian dëshiron të prodhojë një të pestën e prodhimit global të çipave më të fundit gjysmëpërçues.

Gjithashtu synon të nxjerrë kompjuterin e parë kuantik brenda pesë vjetëve, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur varësinë nga kompanitë teknologjike, të cilat ndodhen jashtë Evropës.

Agjencia e lajmeve Reuters tregon se plani i BE-së, i quajtur “2030 Compass Digital”, vjen pas situatës pandemike, që kërkon mbështetjen e bllokut 27 vendesh nga teknologjitë në pronësi të kompanive kineze dhe amerikane.

Plani përqendrohet te gjysmëpërçuesit e përdorur nëpër makina, te telefonat inteligjentë, te pajisjet e lidhura me internet apo te kompjuterë të udhëhequr nga inteligjenca artificiale.

Kjo, pasi mungesa globale e gjysmëpërçuesve, ka goditur kompanitë e automjeteve duke detyruar mbylljen e fabrikave të tyre.

Sipas një dokumenti të BE-së të vëzhguar nga Reuters, thuhej se “është niveli ynë i propozuar i ambicies që deri në vitin 2030, prodhimi i gjysmëpërçuesve të qëndrueshëm dhe modernë në Evropë, përfshirë procesorët, të jetë të paktën 20% e vlerës së prodhimit botëror”.

Pjesë e planit është edhe mbulimi i të gjitha familjeve evropiane nga një rrjet Gigabit deri në vitin 2030, me të gjitha zonat e populluara të mbuluara nga 5G-ja.

Mirëpo, ky plan i propozuar do të ketë nevojë të marrë aprovimin e vendeve të BE-së dhe Parlamentit Evropian përpara se të nisë të zbatohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore