Sport

Everton kërkon të finalizojë transferimin e Alli


Everton po kërkon të transferojë mesfushorin Dele Alli nga klubi vetëm gjashtë muaj pasi e nënshkroi atë nga Tottenham Hotspur, sipas The Sun.

Alli iu bashkua Everton-it në një transferim të lirë në janar, megjithëse marrëveshja është e strukturuar me performancën dhe klauzola të lidhura me paraqitjen që mund t’i kushtojnë atyre deri në 40 milionë funte.

Megjithatë, vetëm një nga 11 paraqitjet e 26-vjeçarit për Everton ka qenë si pjesë e formacionit fillestar, dhe kjo ishte humbja 5-1 nga Arsenali në ditën e fundit të sezonit pasi statusi i klubit në Premier League ishte tashmë siguruar.

Në vitet e para në Tottenham, Alli konsiderohej si një nga lojtarët më premtues, dhe e ardhmja e kombëtares angleze.

Në pesë vitet e fundit, Alli nuk ka mundur të gjej formën e tij, ku tani po e kërkon edhe te Everton, në krye me Frank Lampard.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore