Sport

Euro 2024: Trajnerët po i kërkojnë UEFA-s edhe tre lojtarë shtesë në lista


Sylvinho

Janë përcaktuar 24 ekipet për Kampionatin Evropian të qershorit në Gjermani pas fitores së Gjeorgjisë, Polonisë dhe Ukrainës në play-off vendimtar për të siguruar tre vendet e fundit në fazën finale të turneut kontinental, i cili do të zhvillohet mes qershorit dhe korrik.

Dhe ndërsa trajnerët vlerësojnë se cilët lojtarë duhet të thërrasin për Euro 2024, ka një tentativë të fundit duke u zhvilluar me UEFA-n, pikërisht për shkak të kërkesës së tyre specifike: të konfirmojë listën me 26 lojtarë në vend të 23 që pritej deri më tani.

Si UEFA, për Euro 2020, ashtu edhe FIFA, për Botërorin 2022, kishin lejuar të gjithë trajnerët të zgjidhnin 26 lojtarë, duke i gjykuar si të jashtëzakonshme rrethanat në të cilat ndodhën këto dy ngjarje.

E para menjëherë pas Covid-it dhe e dyta në dimër, në mes të sezonit sportiv. Por, me tejkalimin e këtyre dy kushteve, UEFA vendosi të kthehet në të kaluarën, gjë që nuk ndodhi për pesë zëvendësimet, të cilat janë ende në fuqi.

Për të pranuar se po bëhet një përpjekje e fundit për të bindur UEFA-n e Aleksander Ceferin-it për të zgjeruar listën e lojtarëve të thirrur është vetë trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i cili i tha gazetës britanike “The Times”: “Në takimin e fundit me UEFA-n, kishte disa diskutime mes disa trajnerëve për mundësinë e rritjes së numrit të lojtarëve që mund të thirren nga 23 në 26”.

Koha po kalon dhe data 8 qershor, data e fundit për të konfirmuar listën e lojtarëve të thirrur për çdo ekip kombëtar pjesëmarrës, po afron dhe UEFA nuk duket se mund të japë miratim përfundimtar për të zgjeruar listën e lojtarëve nga 23 deri në 26.

Megjithatë, trajnerët mund të nxjerrin një listë më të gjerë, në mënyrë që të zgjidhen dyshimet e fundit, ose të vlerësojnë kushtet fizike të lojtarëve që kthehen nga dëmtime të ndryshme fizike, përpara se të hartojnë thirrjet përfundimtare.

Dhimbje koke për Sylvinhon, UEFA lejon vetëm 23 lojtarë në Euro 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore