Euro 2020

Euro 2020: Politikë me mjete të tjera


Turneu dhe shpresat për një turne futbolli pa incidente u zhdukën në minutën e 89-të të ndeshjes mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Marko Arnautoviç, sulmuesi austriak me origjinë serbe, pasi shënoi golin e fitores.

“Ndërsa festonte, ai ofendoi familjarët e futbollistit me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski. Maqedonia e Veriut është shtëpia e një popullsie të madhe me etni shqiptare”, shkruan The Economist.

Por ky nuk ishte incidenti i parë i kësaj natyre në Euro 2020. Më herët, Rusia protestoi pasi ekipi i Ukrainës veshi një skicë të vendit të tyre që përfshinte Krimeën, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Në një lojë tjetër një protestues i Greenpeace për pak sa nuk aksidentoi trajnerin francez, pasi përllogariti keq uljen e parashutës së tij.

Tifozi gjerman që protestoi për të drejtat e homoseksualëve me flamurin e komunitetit LGBT para ekipit hungarez.

Apo gjunjëzimi para ndeshjeve, ku disa ekipe vendosën pro, për të simbolizuar kundërshtimin kundër racizmit e të tjerët vendosën kundër.

Interpretimet ideologjike

“Në Euro 2020, politika është kudo”, nënvizon The Economist.

Më tej cilësohet se futbolli, në fund të fundit, është një aleat i mundshëm i çdo ideologjie, një kanavacë e përsosur mbi të cilën mund të projektohet një botëkuptim.

Socialistët mund të përshëndesin një industri në të cilën pothuajse të gjitha paratë shkojnë për punëtorët. Statistët mund të duartrokasin sesi kampet e futbollit të financuara nga qeveria në buzë të Parisit shkatërrojnë një lumë futbollistësh të klasit botëror.

Kapitalistët tregojnë se shpërthimi i këtij sporti erdhi falë tregjeve të lira, duke lejuar futbollistët të luanin kudo që dëshironin dhe klubet të paguanin gjithçka që dëshironin.

Autokratëve u kujton fundin e borxheve, pasi tifozët e futbollit e pranojnë lavdinë, pa marrë parasysh sasinë e parave që e blen.

Ndërkohë, konservatorët mund ta mbajnë sportin si qëndrimin e fundit të komb-shteteteve.

Atje ku ka vëmendje ka politikë, dhe futbolli është organizim shumë i madh për ta injoruar.

Historiku

“Në Evropë, sporti ka qenë gjithmonë politik por më minore. Futbolli ofron një histori më joshëse të integrimit evropian sesa avokatët dhe zyrtarët që bluajnë së bashku kontinentin në Bruksel dhe Luksemburg”, shkruan The Economist.

Ekonomitë e Evropës u ndërthurën së bashku për të ndaluar konkurrencën midis vendeve. UEFA, institucioni evropian i futbollit u themelua për ta promovuar atë.

Një zyrtar italian u shqetësua se loja kundër njëri-tjetrit “rrezikonte nxitjen e pasioneve kombëtare” një dekadë pasi pasione të tilla kishin lënë të vdekur me miliona.

Dhe pasionet kombëtare u lëshuan vërtet, fatmirësisht në një mënyrë shumë më pak vdekjeprurëse.

“Flamujt valëviten dhe, herë pas here, nënat shqiptare ofendohen, por si një pantomimë e ndjenjave dikur fatale”, përshkruan The Economist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore