Lajme

Etiopia heq pezullimin pesë-mujor të punës për ndihmë ndaj Këshillit Norvegjez të Refugjatëve


Disa nga rreth 500 mijë etiopianë të zhvendosur nga lufta civile Tigray presin ndihmë. ©: Nashon Tado/NRC

Etiopia ka hequr një pezullim pesë-mujor të punës për ndihmës ndaj Këshillit Norvegjez të Refugjatëve (NRC), pasi organizata u pastrua nga akuzat për përhapjen e “dezinformatave”.

Qeveria urdhëroi NRC-në, së bashku me “Médecins Sans Frontières” (MSF), të ndalojnë punën për tre muaj në korrik, duke përfshirë operacionet në zonën e konfliktit në Tigray.

Të dyja organizatat u urdhëruan të ndalonin punën e tyre humanitare në korrik, por ndërsa pezullimi i MSF-së u hoq në tetor, NRC-ja u zgjat.

“Jemi zemërthyer që ne nuk mundëm të arrijmë objektivin tonë për t’i shërbyer më shumë se gjysmë milioni nevojtarëve në të gjithë Etiopinë në vitin 2021”, tha në një deklaratë Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i NRC-së.

Më tej Egeland shtoi se, “tani që duhet të rifillojmë, do të duhet kohë për të arritur sërish aq njerëz sa kemi mundur të arrijmë përpara pezullimit. Kemi humbur shumë nga stafi ynë. Ne kemi nevojë urgjente për lejet që stafi ynë ndërkombëtar të kthehet dhe ne duhet të jemi në gjendje të paguajmë furnitorët tanë”.

NRC-ja tha se iu dha një “paralajmërim i rreptë” nga qeveria në lidhje me avokimin e ardhshëm për nevojat humanitare.

Kjo organizatë kishte siguruar ushqim, ujë të pastër, strehim, arsim dhe ndihmë ligjore për 25 mijë njerëz kur u urdhërua të pezullonte funksionimin e saj.

Në atë kohë, OKB-ja i quajti ndalimet “të rrezikshme” dhe tha se Etiopia kishte nevojë për prova për të mbështetur pretendimet e saj se grupet e ndihmës po përhapnin dezinformata.

Ushtarët e qeverisë etiopiane

MSF-ja u ndalua në rajonet Tigray, Gambella, Amhara dhe Somali. Së bashku me përhapjen e dezinformatave, organizata u akuzua se sillte pa autorizim pajisje të komunikimit satelitor dhe nuk merrte lejet e duhura për punonjësit.

Në shtator, organizata tha se pezullimi e kishte detyruar atë të lironte pacientët nga klinikat me një njoftim të shkurtër dhe do të thoshte se nuk mund të ndihmonte njerëzit e prekur nga konflikti në Tigray, refugjatët nga Sudani i Jugut dhe njerëzit që vuanin nga sëmundjet tropikale të neglizhuara.

Por, MSF tha se ndërsa pezullimi tre mujor ishte hequr në fund të tetorit, ishte e vështirë të rifilloheshin operacionet.

“Edhe pse na lejohet të rifillojmë punën tonë, nuk ka qenë e mundur të rifillojmë ato programe mjekësore, kryesisht për shkak të situatës aktuale të sigurisë dhe pengesave administrative”, tha zëdhënësi.

Në nëntor, MSF-ja u detyrua të pezullonte punën në disa pjesë të vendit për arsye sigurie.

“Pavarësisht shkallës së konsiderueshme të nevojave humanitare me të cilat përballet populli etiopian në shumë rajone të vendit, MSF-ja e konsideron të vështirë rifillimin dhe zgjerimin e përgjigjes së tij për të adresuar këto nevoja”.

Ndër të tjera MSF-ja ka thënë se ishte duke biseduar me qeverinë dhe palët e tjera për të gjetur mënyra për të vazhduar ofrimin e shërbimeve mjekësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore