Shqipëria

Këshilltarët bashkiakë të opozitës propozojnë shtimin e tre pikave në rendin e ditës


Këshilltarët bashkiakë të opozitës kanë dërguar këtë të hënë të 29 prillit propozimin për shtimin e tre pikave në rendin e ditës.

Anëtari i këshillit Dorian Teliti deklaroi se ka ardhur koha që kryetari i bashkisë Erion Veliaj të dalë para këshilltarëve dhe të japë llogari në lidhje me faktin se ku kanë shkuar paratë nga afër 5D.

“Ky rend dite nuk përmban 3 kërkesat themelore për zbardhjen e 5D. Veliaj të dalë nesër para këshilltarëve e të japë llogari seku kanë shkuar paratë e 5D, pse kanë dështuar instrumentet. Si ka mundësi që kanë marrë titullin e Investitorit Strategjik”.

Sipas tij, “Veliaj në kuadër të këtij skandali duhet të japë llogari para këshillit”.

“Detyra e tij është të dalë para Parlamentit të Tiranës. Kërkojmë ngritjen e një komisioni financiar, që mund të kërkojë auditim dhe auditues të jashtëm, të paanshëm”, tha ai.

Tensione sërish te Bashkia Tiranë, protestohet me molotov

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore