Zgjedhjet në Shqipëri

Erdogan-Mitsotakis, dy urimet e para për fitoren e PS-së


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kanë qenë dy krerët e parë të shteteve fqinje, të cilët kanë uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Dy biseda telefonike, kanë ndodhur pak minuta më parë midis Ramës dhe krerëve të shteteve fqinje.

Urime për fitoren kanë ardhur edhe nga Italia.

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, kanë uruar kryeministrin për rizgjedhjen. Kreu i opozitës italiane, Matteo Salvini, po ashtu e ka uruar Ramën për fitoren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore