Aplikacione

Elon Musk nën hetim federal mbi marrëveshjen e blerjes së Twitter-it


Për blerjen prej 44 miliardë dollarësh të Twitter-it, Elon Musk gjendet nën një hetim federal.

Kështu ka bërë me dije kompania e mediave sociale në një dosje gjyqësore të bërë publike.

Teksa në dosje thuhet se ai është vënë nën hetim, nuk specifikohet fokusi apo autoritetet federale që po e kryejnë hetimin.

Twitter-i ka thënë se avokatët e shefit të Tesla-s kishin pretenduar “privilegj hetimor” kur refuzonin të dorëzonin dokumentet që kishte kërkuar.

Avokatët e Musk kanë dhënë një “regjistër privilegjesh” që identifikonte dokumentet që duheshin mbajtur. Regjistri i referohej drafteve të një emaili të datës 13 maj në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimit të SHBA-ve (SEC) dhe një prezantim në Komisionin Federal të Tregtisë (FTC).

Sakaq, kompania ka thënë në dosje se kjo lojë duhet të marrë fund.

Më parë, SEC ka vënë në pikëpyetje komentet e Musk në lidhje me blerjen Twitter-it, duke e pyetur nëse ai duhet të kishte ndryshuar dosjen e tij publike për të pasqyruar qëllimin e tij për të pezulluar ose braktisur marrëveshjen.

Avokati i tij Alex Spiro ka thënë se depozitimi në gjykatë i Twitter-it ishte “diçka e gabuar… janë drejtuesit e Twitter-it që janë nën hetim federal”.

Regjistrimi vjen teksa prej muajsh saga e blerjes së propozuar nga Musk vazhdon, përgjatë saj miliarderi ka propozuar një blerje, u kthye në marrëveshje dhe më pas u padit nga Twitter-i për t’iu përmbajtur fjalës së tij.

Më pas, pala e Musk-ut ka thënë se ai do të vazhdonte me marrëveshjen, disa ditë përpara se të bëhej një gjykim për të detyruar blerjen.

Ai supozohet se do të sigurojë financim për të përfunduar blerjen.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Elon Musk ndryshon mendje, do ta blejë Twitter-in

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore