Lajme

Eksperti serb i marketingut nxjerr paralele të dobët mes Vuçiç-it dhe Gjingjiç-it


Një ekspert serb i marketingu-ut, Nebojsha Krstiç, përmes një cicërime në Twitter, ka nxjerrë atë që, sipas tij, është paralele mes ish-kryeministrit të vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiç, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Përkatësisht, për mënyrën se si shprehej Gjingjiç për shpifje në vitin 2003 dhe si shprehet Vuçiç tash.

“Sa shpifje duhet të duroj në këtë vend që gjykata të thotë: ‘Të shohim si është e vërteta’. Është e mundshme që nipi i Al Kapones të shfaqet dhe të thotë: Gjyshi im ka vjedhur banka nën urdhrat e Zoran Gjingjiç”.

Këtë ish-kryeministri serb e kishte thënë në vitin 2003.

Ndërkaq, një mënyrë e ngjashme e të shprehurit, me nxjerrje të këso paralelesh, shprehet edhe vetë Vuçiç, me aftësitë e tij “për të bindur publikun”.

“Nuk ka më rëndësi çka është e vërtetë dhe çka nuk është, thuaju çfarë të duash njerëzve. Kur një gënjeshtër kalon, vjen tjetra, pastaj e treta, e pesta, e gjashta, e shtata. Brenda tri ditësh do t’i bie që Kont Drakulla dhe unë ta kemi ndjekur Kenedin rrugëve, por meqë s’mundëm ta zëmë, Lee Oswald u shfaq në skenë”, kishte thënë Vuçiç.

Edhe pse eksperti serb i marketing-ut do të kishte dashur ta dinte mirë që këto dy shprehje, përveç analogjive absurde e të sforcuara të Vuçiçit për fuqi retorike, s’përkojnë me shprehjen e Gjingjiçit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore