Jetesë & Stil

Edhe yjet e estradës votojnë


Në ndërkohë që në Republikën e Kosovës po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shumë nga estrada kosovare kanë kryer obligimin e tyre si qytetarë.

Disa publikuan fotografi gjatë procesit të votimit, disa të tjerë treguan se kishin votuar, e ka pasur edhe nga ata të cilët i kanë thirrur ndjekësit e tyre që të dalin për votime.

Në mëngjesin e ditës së zgjedhjeve, për të hedhur votën e tij doli edhe këngëtari Sabri Fejzullahu.

Në një intervistë për Klan Kosovën, ai shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë kosovarët nga diaspora, të cilët sipas tij, treguan se sa shumë e duan atdheun e tyre, duke ardhur për të votuar.

Madje, Fejzullahu ka kujtuar edhe kohën e tij kur ishte deputet në parlamentin e parë të pranuar ndërkombëtarisht, ai shprehet me keqardhje për situatën politike nëpër të cilën Kosova po kalon tash e sa vite.

“Kur unë kam qenë deputet, nuk ka pasur çfarë të vjedhet sepse s’kishte se çka, kurse sot gjërat kanë ndryshuar shumë, fatkeqësisht në drejtim të gabuar”.

Detyrën si qytetare e Republikës së Kosovës e ka kryer edhe aktorja e famshme njëkohësisht edhe kandidate për debutete nga rradhët e Lëvizjes Vetvendosje, Adriana Matoshi.

Matoshi, ne rrjetet sociale ka publikuar fotografi ku ajo shihet duke votuar, ku ka shkruar:

“Për një të ardhme të ndritshme! Dil voto me zemër. Dashni për krejt!”

Edhe këngëtarja e zhandrit të muzikës popullore, Shkurte Fejza, ka dalur në zgjedhjet e sotshme.

Në një intervistë të dhënë për Kanal10, ajo është shprehur e lumtur për faktin se sipas saj, shumë qytetar po marrin pjesë në zgjedhje.

Se votimin e kreu, e bëri të ditur me anë të një storie në llogarinë e saj të Instagram, edhe këngëtarja, Leonora Jakupi.

Ndërsa, thirrje për të votuar bënë dyshja mitrovicase, Butrint Imeri dhe Blero. Ata përmes llogarive të tyre në media sociale, ftuan qytetarët kosovar që të dalin në zgjedhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore