Shqipëria

Edhe një mamografi tjetër për vajzat dhe gratë


Në Poliklinikën Qendrore është investuar me mamografinë e re, në shërbim të grave dhe vajzave të kryeqytetit.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës së kryer të hënën e 4 tetorit.

Ia kemi dalë të investojmë për 9 mamografi të reja në këto 3 vite, duke siguruar këtë shërbim në të gjitha spitalet rajonale”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera, ministrja njoftoi që gjatë gjithë muajit tetor, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur. Sipas saj, nga dita e hënë në të premte, orari do të jetë 8.00-18.00 dhe të shtunën 9.00-14.00.

Manastirliu ka bërë thirrje “për cdo grua”, që të kryejë kontrollin e gjirit falas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore