Përballje

E shtune madrilenësh në La Liga


Ndeshjet e së shtunës në spanjë do fillojnë dhe mbarojnë me skuadrat madrilene.

Ndeshja e parë e së shtunës në La Liga do jetë mes Alaves-it dhe kampionëve aktual të Spanjës, Atletico Madrid-it, në ora 14:00.

Atletico Madrid kërkon pikët e plota përballë Alaves-it pas një fitore të vështirë përballë Getafe-s në ndeshjen e fundit.

Në anën tjetër, Alaves kërkon pikët e para në La Liga, pasi ata radhiten të fundit me të gjitha ndeshjet e humbura.

Momentalisht Atletico radhiten të dytët me 14 pikë, dy më pak se Real Madrid-i.

Ndeshja e radhës do jetë mes Valencia-s dhe Athletic Bilbao-s në 16:15.

Asnjëra nga skuadrat nuk janë në formën e tyre më të mirë, pasi kanë humbur në ndeshjet e fundit.

Valencia radhitet e pesta me tre fitore dhe një barazim, ndërsa Bilbao janë në vendin e nëntë me tre fitore.

Pas përfundimit të ndeshjes Valencia- Athletic Bilbao, do përballen Sevilla me Espanyol-in në ora 18:30.

Sevilla po kalojnë një formë mjaft të mirë pasi radhiten të katërtit me 11 pikë dhe një ndeshje më pak se skuadrat e tjera.

Ndërsa Espanyol-i janë në pozitën e 13-të me vetëm gjashtë pikë.

Dueli përmbyllës i së shtunës në La Liga do jetë mes Real Madrid-it dhe Villareal-it, e cila fillon në 21:00.

Los Blancos vijnë nga një fitore të paharrueshme përballë Mallorca-s, e cila përfundoi me rezulta 6:1.

Benzema ka pasur një formë shumë të mirë gjatë këtij sezoni, dhe pritet që ta mbajë atë edhe përballë Villarealit.

Madrilenët i prijnë tabelës së La Liga-s me 16 pikë, ndërsa Villareali radhiten në pozitën e 12-të me shtatë pikë.

Los Blancos do luftojnë për pikët maksimale në këtë ndeshje për ta përforcuar pozitën e parë në La Liga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore