Sport

E quajti arbitrin “juventin”, Federata e Futbollit të Italisë ndëshkon ish-mbrojtësin e Inter-it


Federata Italiane e Futbollit ka ndëshkuar futbollistin e Bologna-s, Gary Medel, me dy ndeshje pezullim si dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ish-futbollisti i Inter-it protestoi tek arbitri kryesor i ndeshjes, në takimin që skuadra e Juventus-it barazoi në shtëpi ndaj Bologna-s me rezultat 1:1.

Pas protestave, Medel fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por kur ai nuk ndalej, gjyqtari Juan Luca tregoi edhe kartonin e dytë të verdhë për të, me çka edhe u përjashtua nga loja.

34-vjeçarin nuk e mbajtën nervat në atë moment dhe iu kthye kryesorit të ndeshjes me një gjuhë ofenduese duke e akuzuar se ai ishte tifoz i Juventus-it dhe se po arbitronte në favor të tyre.

Me këtë vendim Federata Italiane ka dashur të jap një shembull në evitimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

MILAN, ITALY – FEBRUARY 03: Gary Alexis Medel of FC Internazionale Milano in action during the Serie A match between FC Internazionale Milano and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on February 3, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Kujtojmë që po në minutën e 84-të të kësaj ndeshjeje, u ndëshkua me të kuq edhe futbollisti tjetër i Bologna-s, Adama Soumaoro.

Derisa, me dy futbollistë më shumë në fushë, bardhezinjtë arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e pestë shtesë me anë të Dusan Vlahovic, pasi që ata ishin duke humbur me golin e shënuar nga Marko Arnautovic në minutën e 52-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore