Tanët

E Arta e Kosovës


Distria Krasniqi ka bërë historinë duke siguruar medaljen e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Xhudistja nga Peja ka siguruar të artën në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në finale, ajo arriti fitoren përballë xhudistes vendase, Tonaki Funa, me rezultat 1-0, duke shënuar waza-ari.

Distria i siguron Kosovës medaljen e dytë olimpike në vetëm pjesëmarrjen e dytë në histori.

Këtu ajo arriti pas katër fitoreve të mëdha.

Gjatë bllokut të mëngjesit, Distria fitoi përballë Gabriela Chibana dhe Chen-Hao Lin.

Kurse, pengesa e fundit në rrugën e saj për finale ishte mongolezja, Munkhbat Urantsetseg.

Distria mbyll ‘Tokyo 2020’ këtu, duke pasuar stafetën te xhudistët tjerë, që po ashtu synojnë gjithçka në këtë rrugëtim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore