Sport

Dustin Poirier mposht Conor McGregor


Dustin Poirier qëndron mbi dy këmbë ndërsa rrëzon në kanavacën e UFC-së Conor McGregor.

Mbrëmja e të shtunës (23 janar) e edicionit të 257-të të UFC-së në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara, gjeti dy prej luftëtarëve më popullor e me të talentuar të pëshave të lehta përballë njëri-tjetrit, për herë të dytë.

Pasi Khabib Nurmagomedov tërhiqet nga kompeticioni i kësaj federate të arteve marciale mikse (UFC), titulli i kampionit botëror të peshave të lehta – më parë i fituar nga ai – qëndroi i pa marrë. Kjo situatë rihapi garën drejt titullit me disa nga luftëtarët më popullor të UFC-së.

Raundin i parë nisi në mënyrë të barabartë. Disa shkëmbime grushtash, shkelmash, qendërzime posturash reciproke por, karakteri imponues i McGregor-it, po dominonte territorin e Poirier. Pas pak kohësh brenda raundit të parë, Poirier u përpoq ta rrëzojë përdhe dhe ja arriti, duke e rrëshqitur nga mesi i oktagonit drejt zinxhirëve kufizues në përpjekje për ta nënshtruar.

Për një moment u duk sikur McGregor po gjendej në vështirësi, meqënëse pamja i përngjiste ndeshjes me Khabib Nurmagomedov, ose të paktën si pozicion pikënisjeje që çoi në fitoren e tij kundër irlandezit.

Mbasi McGregor arrin të çohet në këmbë ndërkohë që Poirier dukej se po dominate nga lart, Conor-i gjen mundësi dhe fillon aplikon goditjen me shpatull (në këtë moment ata po munden trup-më-trup dhe krahët i kanë të zëna) – një teknik rrallë herë të parë në UFC.

Pasi këmbejnë një seri goditjesh në një pozicion jo fort të rehatshëm (në atë pozicion, luftetarët shfrytëzojnë dhe kohën për t’u shplodhur), ata shkëputen dhe dueli rikthehet në gjendjen fillestare.

Fundi dhe bilanci i plot i raundit të parë, shfaqi Poirier pak të lodhur dhe McGregor-in fitues sa i përket sasisë së goditjeve të shënuara tek kundërshtari, ruajtjes së energjive dhe stabilitetin mbrojtës.

Raundi i dytë ndezi faktorin e befasisë dhe të një motori shumë teknik e të kujdesshëm tek Poirier-i;

Nëse që në fillim ndeshja u duk se do të kishte më tepër karakter boksi/kikboksi, stile të cilët të dy luftetarët preferojnë me shumë, e, më pas u transferua në mundje, jiu-jitsu, etj, por për një kohë të shkurtër, amerikani filloi të mbajë më shumë distancë e të godas më shumë në këmbën e majtë të McGregor-it, duke ruajtur hapësirën e vet e me shumë inteligjencë.

Dobishmëria e këtij spostimi të stilit të luftimit, ashtu edhe të planit të lojës, bëri të mundur që Dustin ta dëmtojë këmbën e Conor-it mjaftueshëm sa që, ai nuk arriti më të gjeneronte fuqi totale muskulore. Rrjedhimisht, goditjet e irlandezit nuk përbënin më kërcënim për amerikanin.

Poirier eliminoi dhe të “majtën vdekjeprurëse” të McGregorit.

Në këtë moment Poirier merr kontrollin e ndeshjes, dhe i vërsulet McGregor-it me një breshëri grushtash duke vulosur fundin, i cili shumë shpejt u bë i qartë. McGregor rrëzohet mbi kanavacë në minute 2:32 të raundit të dytë dhe Poirier shpallet fitues i përballjes së dytë me nokout teknik (TKO).

Krahas rrugëtimit të tij drejt titullit, me këtë fitore Poirier barazon bilancin me McGregor-in dhe hedh themelet për një trilogji./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore