Përballje

Drita dhe Dukagjini përmbyllin javën e 16-të në futbollin kosovar


Drita – Dukagjini, do të jetë ndeshja e fundit e javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Drita do të kërkojë fitoren në këtë përballje, të cilët vijnë pas humbjes në derbi ndaj Gjilanit, derisa Dukagjini vjen në këtë takim pas dy barazimeve ndaj Prishtinës dhe Ulpianës.

Drita aktualisht është në vendin e katërt me 25 pikë, aq sa ka edhe Llapi në të tretin dhe pesë më pak se lideri Ballkani.

Në anën tjetër, Dukagjini gjendet në pozitën e nëntë, zonë kjo që dërgon në Ligën e Parë dhe ka 16 pikë të arkëtuara.

Kujtojmë që përballja e parë e zhvilluar mes këtyre skuadrave ishte shumë interesante, të cilën e fituan Dukagjini duke e rikthyer lojën me rezultat 2:1.

Ndërsa, sa i përket të gjitha takimeve mes tyre, këto dy skuadra janë takuar gjashtë herë mes tyre, prej të cilave Dukagjini ka vetëm fitoren në ndeshjen e fundit, një takim ka përfunduar në barazim, kurse Drita ka bilanc të mirë me katër fitore.

Ndeshja Drita – Dukagjini do të zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore