Përballje

Drita demolon Feronikelin, Llapi triumfon përballë Ulpianës


Ndeshja mes Feronikelit dhe Dritës ishte interesante dhe me shumë gola.

Gjilanasit fituan ndeshjen me rezultat të thellë 0:5.

Drita ishin dominant gjatë gjithë ndeshjes, të cilët arritën të shënojnë katër gola në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi në minutën e 12-të, ku shënoi Marko Simonovski.

Në minutën e 25-të, Almir Kryeziu shënoi për të dyfishuar epërsinë për Dritën.

Në minutat 34 dhe 37-të, Drita shënuan edhe dy gola të tjerë, me anë të Hamdi Namanit dhe Marko Simonovskit për të përfunduar pjesën e parë me rezultat 0:4.

Në pjesën e dytë, Muharrem Jashari shënoi golin e pestë dhe të fundit të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 0:5.

Drita radhiten në pozitën e dytë me 52 pikë, ndërsa Feronikeli janë në vendin e fundit me 12 pikë.

Në anën tjetër, ndeshja mes Ulpianës dhe Llapit ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 0:2.

Llapi ishin skuadra më e mirë gjatë ndeshjes, por nuk e kishin të lehtë të shënonin golat.

Në minutën e 36-të, erdhi goli i parë me anë të Dardan Jasharit.

Pas shumë përpjekjeve, u shënua edhe goli i dytë i Llapit në minutën e 77-të me anë të Festim Alidemajt.

Llapi radhiten në pozitën e katërt me 44 pikë, ndërsa Ulpiana janë në vendin e nëntë me 24 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore