Sport

Dorëzohet më në fund Inter-i, Skriniar do të transferohet te PSG


Futbollisti i shumë përfolur në këtë verë, Milan Skriniar, do të transferohet te Paris Saint-Germain.

Inter-i rezistoi për ta shitur mbrojtësin sllovak, por duket se zikaltërit në fund janë dorëzuar.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, PSG do të paguajë 74 milionë euro tarifë fikse për transferimin e Skriniar-it.

https://twitter.com/FabrizzioR0mano/status/1564998904105639941?s=20&t=ky1FRY5HQnJ-uXihce0aww

Ai pritet që gjatë ditës së enjte t’i kryejë testet mjekësore te kampionët e Francës, e më pas ta nënshkruajë kontratën e re.

Kujtojmë që Skriniar dhe PSG kishin rënë dakord më herët për kushtet personale, por me Inter-in nuk kishin arritur marrëveshje.

Skriniar ishte pjesë e Inter-it që nga vera e vitit 2017, ku u transferua nga Sampdoria për 34 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore