Lajme

“Dorëheqja ministres Nagavci është e domosdoshme”


Ish-kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se shkelja kushtetuese e ministres së Arsimit Arbërie Nagavcit, devijoi edhe vullnetin qytetar në zgjedhje dhe sipas tij, “ky është precedent i rrezikshëm”, prandaj ai konsideron se “dorëheqja e ministres Nagavci është e domosdoshme për kulturën politike që duhet ta ndërtojmë”.

“Dorëheqja e Nagavcit është e domosdoshme që askush të mos cenojë demokracinë e vendit tonë”, ka shkuar Kastrati në Facebook.

“Që në fillim ishim të vetëdijshëm që do të ketë rezistencë ndaj reformës për një kohë, por ishim të bindur që sapo të fillon së zbatuari, prindërit dhe nxënësit do të ndaheshin të kënaqur. Kjo u vërtetua në 14 fshatra ku u respektua reforma. Nga këto shkolla secilin nxënës mund ta pyesni lirisht nëse do të kthehej në klasën ku ka qenë. Përgjigjja është jo e prerë”.

“Prikërisht kur prindërit ishin gati t’i dërgonin fëmijët e tyre, Nagavci ndërhyri me një vendim për mësim plotësues në ato objektet shkollore që tashmë ishin të fuzionuara në tjetër shkollë”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se ajo që na pengoi prej fillimit ishte ndërhyrja politike, “edhe pse paraprakisht isha konsultuar me të gjitha subjektet politike prej të cilave morra edhe mbështetje”.

“Edhe pse mësimin plotësues ne si Komunë ia ofruam të gjithë nxënësve që rrezikonin të humbnin vitin shkollor, edhe pse ministren e patëm paralajmëruar që këtë mësim plotësues mund ta organizoj vetëm komuna dhe që ndërhyrja e saj do të ishte shkelje, një gjë e tillë as që u konsiderua Nagavci.

“E vetëdijshme që kjo është ndërhyrje në kompetencat e Komunës, ministrja morri vendim për hapjen e atyre shkollave gjë që u dëshmua  si shkelje kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”.

Ndërsa ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e trajtoi të drejtën kushtetuese të fëmijëve për shkollim, pasi organi më i lartë i shtetit rrëzoi vendimin e MASHT-it për organizimin e shkollave, duke thënë se nuk ka qenë kompetencë e kësaj ministrie dhe se me këtë vendim është cenuar përgjegjësia komunale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore