Nagavci kundër Gjykatës Kushtetuese: Nuk është trajtuar e drejta e fëmijëve për shkollim në Kamenicë

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk e trajtoi të drejtën kushtetuese të fëmijëve për shkollim, pasi organi më i lartë i shtetit rrëzoi vendimin e MASHT-it për organizimin e shkollave, duke thënë se nuk ka qenë kompetencë e kësaj ministrie dhe se me këtë vendim është cenuar përgjegjësia komunale.
“Gjykata i trajton çështjet sipas kërkesave të parashtruesit, dhe kërkesa e ish-kryetarit të Kamenicës ka qenë pyetja eksplicite se a ka ndërhyrë Ministria e Arsimit në kompetencat e Komunës. Përtej aspektit formal, a është ndërhyrje në kompetencë të komunës, nuk është trajtuar në asnjë mënyrë e drejta kushtetuese e fëmijëve për shkollim”, tha Nagavci në Kanal 10.

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, madje ka përgatitur edhe letrën e dorëheqjes së ministres, duke ia lënë atë te dera e zyrës.
“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Nagavci e ka shkelur tri prej dokumenteve më të rëndësishme në Kosovë, e para e ka shkelur kushtetutën e dyta e ka shkelur kartën evropiane për qeverisje lokale dhe e treta ligjin për vetëqeverisje lokale”.
Nagavci sipas Kastratit ka arritur ta shtrembërojë vullnetin e qytetarëve të një komune duke cenuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë kompetencat e Komunës në fjal.
“Në Kosovë është ndërtuar një precedent se kur shkelet kushtetua të gjithë kanë reflektuar, Nagavci duhet të shkarkohet ose duhet të jep dorëheqje”, ka shtuar ai.
/Albanianpost.com-
Armenia dhe Turqia do të hapin pjesërisht kufirin pas 30 vitesh
-
SHBA-të festojnë 246-vjetorin e pavarësisë, Kim e uron duke vënë theksin te marrëdhënia me Shqipërinë
-
Njerëzit më të pasur në planet humbën 1.4 trilion dollarë në gjashtë muaj
-
Fejzullahu: Elektrosever ka të drejtë të blejë energji edhe në Serbi
Lajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur