Përballje

Donis Avdijaj shënon gol në humbjen e ekipit të tij


Futbollisti i Kosovës, Donis Avdijaj, ka shënuar gol në ndeshjen e Ligës së Evropës, që ekipi i tij, Zurich, e humbi me rezultat 2:1 ndaj kampionëve të Norvegjisë, Bodo/Glimt.

Avdijaj ngushtoi rezultatin në minutën e 81-të, që ishte edhe goli i vetëm i kampionëve të Zvicrës.

Kosovari hyri në lojë në minutën e 61-të, ndërsa te Zurich-u startuan Lindrit Kamberi e Mirlind Kryeziu në mbrojtje dhe Blerim Xhemaili e Bledian Krasniqi në mesin e fushës.

Ndërkaq, golat për norvegjezët gjithashtu u shënuan në pjesën e dytë, në minutën e 55-të Ole Selnaes shënoi golin e parë dhe të dytin e realizoi Hugo Vetlesen pesë minuta më vonë.

Kjo ishte humbja e dytë e ekipit zviceran që luajnë gjashtë shqiptar, e që momentalisht mbyllin klasifikimin në Grupin A me asnjë pikë.

Ndërsa, lider i këtij grupi është Bodo/Glimt me katër pikë, kurse Arsenal dhe PSV Eindhoven që kanë një ndeshje më pak, kanë tre pikë, respektivisht një.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore