Film

Donald Trump dorëhiqet nga Federata Amerikane e Televizionit


Ish Presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka paraqitur dorëheqjen e tij nga Federata Amerikane e Televizionit (SAG-AFTRA), siç trasmeton CNN. Ky union përfaqëson afërsisht 160 mijë profesionistë, nga aktorë dhe muzikantë te profesionistë të medias.

Dorëheqja e Trump vjen vetëm disa javë pasi Bordi Kombëtar i unionit votoi që anëtarësia e tij të rivlerësohet nga një komitet disiplinor. Kjo erdhi pas “rolit të Trump-it në nxitjen e sulmit në Kapitolin e SHBA-së, në 6 Janar”.

“Donald Trump sulmoi vlerat që ky union i ka të shenjta, demokracinë, të vërtetën, respektin për amerikanët e të gjitha racave dhe besimeve, si dhe paprekshmërinë e shtypit të lirë,” tha presidenti i sindikatës, Gabrielle Carteris.

“Ekziston një vijë e drejtë nga shpërfillja e tij e gabuar për të vërtetën deri te sulmet ndaj gazetarëve të kryera nga ndjekësit e tij”, vijoi ai.

Në letrën e tij të dorëheqjes, drejtuar direkt Carteris, Trump shkroi, “Unë nuk dëshiroj më të shoqërohem me unionin tuaj”, duke cituar ato që ai i quajti “dështimet e politikave”.

“Ju nuk keni bërë asgjë për mua”, shtoi Trump, duke përmendur krenarinë e tij në paraqitjet e filmave si “Home Alone 2” dhe “Zoolander”.

Në përgjigje të dorëheqjes së Trump, sindikata bëri një deklaratë që thjesht lexonte: “Faleminderit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore