Jetesë & Stil

Doja Cat thotë se humbja e ndjekësve e lejon atë të “rilidhet me njerëzit që kanë vërtet rëndësi”


Rep artistja, Doja Cat po përpiqet të shohë anën pozitive, pasi humbi afro 300 mijë ndjekës në mediat sociale për shkak të postimi tashmë të fshirë nga platforma Threads, që revoltoi fansat e saj.

Ajo ka thënë se humbja e ndjekësve po e ndihmon atë që të rilidhet me ndjekësit që “me të vërtetë kanë rëndësi”, shkruan The Billboard, transmeton AlbanianPost.

“Duke parë të gjithë këta njerëz që nuk më ndjekin, më bën të ndihem sikur kam mundur një bishë të madhe që më ka mbajtur poshtë për kaq shumë kohë”, shkroi këngëtarja 27-vjeçe.

“Ndjehet sikur mund të rilidhem me njerëzit që me të vërtetë kanë rëndësi dhe më duan për atë që jam dhe jo për atë që isha”, ka shtuar ajo.

Sipas CNN, ylli pretendoi muajin e kaluar se emri i saj në bazën e fansave “Kittenz” ishte një term i ëndërruar nga një “adoleshente alkoolike”.

Ky koment i ashpër u pasua nga edhe më shumë kritika ndaj ndjekësve të saj, në të cilat ajo gjoja tha: “Nëse e quani veten ‘Kitten’ kjo do të thotë që duhet të hiqni telefonin tuaj dhe të gjeni një punë dhe ndihmoni prindërit tuaj me shtëpinë”.

Më vonë, ajo hodhi poshtë kërkesën e një llogarie fansash për të thënë se i donte fansat e saj, duke shkruar –  “Megjithatë nuk e di, sepse as që do ta di”. Më tej ajo i quajti disa nga fansat e saj “të mërzitshëm”.

Lidhur me veprimet e fundit, Doja ka dhënë një intervistë për revistën, Harper’s Bazaar.

“Teoria ime është se nëse dikush nuk më ka takuar kurrë në jetën reale, atëherë, në mënyrë të pandërgjegjshme, unë nuk jam real për ta”, tha ajo.

“Pra, kur njerëzit angazhohen me dikë që as nuk e njohin në internet, ata e marrin pronësinë mbi atë person. Ata mendojnë se ai person u përket atyre në njëfarë kuptimi. Dhe kur ai person ndryshon në mënyrë drastike, ka një përgjigje tronditëse që është pothuajse e pakontrollueshme. Kam gjithë lirinë në botë”, ka shtuar ajo.

Që atëherë, është njoftuar se Doja do të jetë kryesuese e turneut botëror të Victoria’s Secret, që shënon rikthimin e kompanisë në televizion që nga shfaqja e saj e fundit televizive në vitin 2018.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore