Të tjera

Djikoviç mposht Nadal-in sërish dhe shkon në finalen e French Open


Tenisti serb, Novak Djokoviç, ka mposhtur në gjysmëfinalen e turneut francez “Roland Garros”, mbretin e kësaj fushe, Rafael Nadal, tre sete kundër një.

Nadal ka qenë ai i cili mori epërsinë gjatë përballjes duke fituar setin e parë, por gjithçka pasoi nën hegjemoninë e serbit.

34-vjeçari fitoi tre setet 6-3, 7-6 dhe 6-2, duke e çuar veten drejt finales së madhe të së dielës, ku do të përballet me grekun Stefanos Tsisipas. Një duel tërësisht ballkanik në zemër të Parisit.

Me një perfomancë të përshkruar si “sky high” (qiellore), Djokoviç i shkaktoi Nadalit humbjen e tretë në 108 përballje në turneun francez.

Nëse e diela e sheh fitimtar serbin, ky do të jetë titulli i dytë në fushë dheu dhe i 19-i në karrierë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore