Futboll

Dita vendimtare për paqen Dzeko – Fonseca


Sulmuesi i Roma-s, Edin Dzeko, duhet të rindërtojë marrëdhëniet me trajnerin Paulo Fonseca dhe me pronarët e klubit. Dhe të rifitojë vendin që tani e mban Borja Mayoral.

Për Roma-n tregu i janarit përfundoi siç pritej, pa tronditje, pavarësisht fantazive në web. Tani në rend të ditës për klubin kryeqytetas është çështja Dzeko. Roma duhet të përpiqet të bashkojë pjesët e një marrëdhënie të kompromentuar pas eliminimit nga Kupa e Italisë, por gjithnjë duke mbrojtur interesat teknikë dhe ekonomike, që janë thelbi i çdo klubi futbolli.

Sot, gjatë stërvitjes Fonseca dhe Dzeko do të përballen me njëri-tjetrin. Me ndërmjetësimin e pronarëve të klubit dhe mbi të gjitha të Tiago Pinto-s, ata do t’i përkushtohen kërkimit të së mirës së përbashkët. Mbrëmë, disa hapa nga Olimpico, një grup i  organizuar brohoriste: “Dzeko-Fonseca: tani luftoni së bashku për fanellën!”.

Pas fitores së së dielës kundër Verona-s, pozicioni i Fonseca-s është më i fortë, pasi askush nuk parashikon përjashtimin e një tekniku që ze vendin e tretë në renditje. Fonseca u shpërblye nga fitorja e dyfishtë e ekipit, e cila provoi se ishte në gjendje të luante futboll dhe të fitonte edhe pa futbollistin më të fortë dhe më të paguar të klubit, por gjithësesi Roma nuk ka ndërmend ta humbasë Dzeko-n, ç’ka duket dhe nga vendimi i presidentit Dan Friedkin, i cili ka mbështetur përjashtimin disiplinor duke mos ndarë në asnjë mënyrë qëndrimin e kapitenit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore