Sport

Dinamo përmbys Korabin mes tensionit


Dinamo ia ka dal të përmbysi rezultatin përballë Korabit edhe pse ndeshja u shoqërua me shumë tension.

Dinamo dhe Korabi janë pjesë e Kategorisë së Parë A, në grupin e Play-off për të siguruar një vend në Kategorinë Superiore. Në këtë grup është pjesë edhe Burreli me Vorën.

Ndeshja mes Korabit dhe Dinamos, pa vendasit të kalonin të parët në avantazh. Taulant Marku shënoi golin e parë të takimit, në minutën e 58. Miqtë shënuan dy gola që përmbysën gjithçka.

Fillimisht barazoi Moustapha Djidjiwa në të 82’ dhe një minutë nga fundi i kohës së rregullt shënoi Mikovan Pere, për 1-2.

Ndeshja pati shumë tension, që u reflektua edhe te numri i lartë i kartonëve. Një karton i verdhë dhe dy të kuq u vendosën për lojtarët e Korabit. Pesë kartonë të verdhë u vendosën për lojtarët e Dinamos.

Te Korabi, Sokol Mziu dhe Bekim Doda dolën nga fusha me karton të kuq, ndërsa Nikolin Duka u ndëshkua me të verdhë.

Te Dinamo të ndëshkuar ishin: Dejvi Bilali, Plarent Fejzaj, Ermal Barushi, Welber dhe Miklovan Pere.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, atë midis Vorës dhe Burrelit, fituan miqtë me rezultatin 0-3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore