Lajme

Dështon rezoluta e AAK-së për Veriun


Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar rezoluta e propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që kërkonte nga Qeveria ta shtyjë vendimin për targat ilegale në Veri deri në një marrëveshje finale me Serbinë të fillohet dialogu me serbë lokalë.

Pas votimit të deputetëve, 21 vota kanë qenë për, 24 kundër dhe vetëm një ka abstenuar.

Kështu edhe ka përfunduar interpelanca e thirrur nga AAK-ja ku ishte ftuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të folur për “masat urgjente të Qeverisë në raport me situatën e krijuar në vend”.

Paraprakisht, deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Kurti që ta shtyjë vendimin për targat ilegale.

“I propozoj Kuvendit votoj rezultuan për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale dhe të fillohet dialogu me serbët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Kurtin se ka pranuar krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me marrëveshjen e nënshkruar për targat në Bruksel më 23 nëntor.

“E keni pranuar Asociacionin. Mund të ketë dyshime se sa është i mirë, por e keni pranuar. Në marrëveshjen e parë që keni nënshkruar, zotoheni për implementim. Çfarë ndryshimi është ky?”.

Edhe ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ai deri më tani nuk ka parë një politik të qartë të Qeverisë në raport me situatën në Veri të Kosovës.

Situata në Veri të vendit sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë në 20 vitet e fundit.

“Qeveria nuk ka politik se si të ri-integrohet Veriu në institucionet e Kosovës. Nuk është vetëm vakum institucional është humnerë politike ku komunat Kosovës janë pa kryetarë asambletë parlamentar janë pa këshilltarë ku stacionet e policisë janë pa polic ku institucionet e drejtësisë janë pa prokurorë e gjykatës dhe kjo është situatë reale”, ka thënë Hoxhaj.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se qeveria e tij nuk varet nga votat e Listës Serbe.

Prandaj, thotë se është e pamundur që të “rrëzohet qeveria”.

“Sikur të ishim në qeveritë e kaluara ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe me siguri që do të kishte mocion mosbesimi për të më rrëzuar, por ja që kjo nuk është e mundur tash”, tha Kurti.

Për Kurtin, reciprociteti me targa dhe letërnjoftime do të duhej të ishte motiv i mjaftueshëm për ata që provojnë që ta rrëzojnë qeverinë e tij.

“Por, tash Qeveria e Kosovës nuk varet nga votat e Listës Serbe”.

Shtyrja e vendimit për targat për 10 muaj, Kurti: S’do ishte dorëzim i imi, por pranimi që Kosova është e dështuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore