Përballje

DeRozan fiton ndeshjen me tre pikësh, James shënon 43 pikë në fitoren e Lakers


DeMar DeRozan shënoi një trepikësh në posedimin e fundit për t’i dhënë Chicago Bulls një fitore me rezultat 108-106 kundër Indiana Pacers.

DeRozan ishte lojtari më i mirë te Bulls me 28 pikë, ndërsa Coby White shtoi 24 dhe Nikola Vucevic kishte një performancë mjaft të mirë po ashtu.

Me këtë fitore, Bulls kanë arritur gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

Pacers, të cilëve u mungonin gjashtë lojtarë për shkak të protokolleve të COVID-19, tani kanë humbur tre ndeshje radhazi.

Në anën tjetër, LeBron James shënoi 43 pikë dhe shtoi 14 kërcime një ditë pas ditëlindjes së tij të 37-të për të udhëhequr Los Angeles Lakers drejt fitores me rezultat 139-106 përballë Portland Trail Blazers.

Shoku i skuadrës Russell Westbrook shënoi një dyshifrorë të trefishtë me 15 pikë, 13 kërcime dhe 12 asistime, ndërsa Ben McLemore kryesoi të Trail Blazers me 28 pikë nga stoli.

Boston Celtics mposhti Phoenix Suns me rezultat  123-108, ndërsa Trae Young shënoi 35 pikë dhe 11 asistime teksa Atlanta Hawks mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat 121-118.

Gjashtë lojtarë të Miami Heat arritën shifra të dyfishta teksa u përballën me Houston Rockets .

Heat fituan me rezultat 120-110 dhe Memphis Grizzlies shënuan fitoren e katërt radhazi pasi mposhtën San Antonio Spurs-in me rezultat 118-105.

Donovan Mitchell u rikthye nga një mungesë prej dy ndeshjesh për shkak të dëmtimit, për të shënuar 39 pikë në fitoren e Utah Jazz kundër Minnesota Timberwolves.

Dallas Mavericks mposhti Sacramento Kings me rezultat 112-96, Toronto Raptors mposhti LA Clippers me rezultat 116-108 dhe Oklahoma City Thunder fitoi përballë New York Knicks me rezultat 95-80.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore