Përballje

Derbi i Manchesterit vital për ‘djajtë e kuq’


Derbi i Manchesterit, i cili do luhet në ora 17:30, do jetë shumë i rëndësishëm për ‘djajtë e kuq’, sepse kjo do i jepte pak shpresë për vendin e parë. Me fitoren potenciale të sotme, ata do riktheheshin në vendin e dytë, pasi Leicester City ua morën pozitën e dytë pas fitores kundër Brighton.

Edhe pse “qytetarët” kanë një epërsi të lartë nga vendi i dytë ose i tretë në Premierligë, kjo do ishte vitale për Manchester Cityn sepse do i shkatërronte shpresat e Manchester United për vendin e parë, pasi që ata janë të vetmit të cilët mund t’u a rrezikojnë këtë pozitë.

Në derbin mes Manchester City dhe Manchester United, këta të fundit kanë 76 fitore, 55 të humbura dhe 53 kanë mbaruar me barazim.

Ndeshja e fundit përfundoi me fitoren e Manchester Cityt, me rezultat 2:0.

Manchester United po kalon një formë jo të mirë ku ka barazuar dy ndeshjet e fundit, me Chelsean dhe Crystal Palace.

Manchester City në anën tjetër nuk ka humbur në 21 ndeshje me radhë.

Manchester United del në vendin e dytë me fitoren eventuale përball Manchester Cityt, ndërsa “qytetarët” do t’i iknin pozitës së dytë 15 pikë.

Po ashtu në ora 20:15 do luhet ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Crystal Palace.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore