Përballje

Derbi i Liverpool-it fokusi i një nate plot aksion në Premier League


Do të zhvillohen sonte edhe gjashtë ndeshje tjera në kuadër të javës së 14-të të Premier League-s.

Në aksion vijnë të gjithë liderët, me Liverpool-in që luan derbin përballë Everton-it.

Skuadra e Jurgen Klopp është mysafirë në “Goodison Park” për një ndër derbit më të zjarrtë në elitën e futbollit anglez.

Anfield dhe Goodison Park, Liverpool, stadiumet e Liverpool-it dhe Everton-it

Derisa Liverpool-i po kalon një formë të mirë, skuadra blu nga ana tjetër e qytetit po kalon një formë katastrofale.

Everton-i i ishit të madh, Rafael Benitez, ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, duke barazuar vetëm një.

Ky rekord e ka shtyrë Everton-in që të jetë në luftë për mbijetesë, me 15 pikë në vendin e 14-të.

Liverpool me një fitore mund të ngjitet në krye, në rast se rivalët gabojnë.

Së bashku me Liverpool-in në 21:15, ndeshjen e zhvillon edhe Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiola-s është mysafire e Aston Villa-s së Steven Gerrard.

Ky i fundit do të kërkojë t’i bëj favor vetes dhe Liverpool-it, duke arritur fitoren e tretë radhazi dhe duke mposhtur Manchester City-n.

Më herët, me fillim në orën 20:30, luajnë kryesuesit e Chelsea-s së bashku me tri ndeshje tjera.

Blutë e Londrës do të jenë mysafirë të Watford-it, që përkundër se fitoi 4-1 përballë United, nuk po kalon një formë të mirë.

Chelsea kërkon të rikthehet te fitorja pas barazimit me rezultat 1-1 kundër Manchester United në fundjavë.

Trajneri Tuchel do të ketë në dispozicion edhe Lukaku-n, që u kthye nga lëndimi pas një muaji jashtë fushave.

Në të njëjtin orar, luajnë:

Southampton – Leicester

West Ham – Brighton

Wolves – Burnley

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore