Përballje

Denver befason dhe Milwaukee deklason


Nikola Jokic përballë Robert Covington

Befasia e së enjtes në NBA ishte fitorja e Denver Nuggets, pasi atyre i mungon Jamal Murray, një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.

Edhe pse me mungesë të madhe në skuadër, Nuggets kanë arritur të fitojnë ndeshjen me rezultat 120:115.

Tani më Nuggets kanë fituar dy ndeshje radhazi, duke marrë epërsinë e serisë në 2:1.

Performancat fantastike të Damian Lillard në anët e Portlandt Trail Blazers, nuk po kanë të ndalur, por fitorja po mungon për Blazers.

Nikola Jokic po performon në mënyrë fantastike duke shënuar 36 pikë në ndeshjen e fundit.

Sidoqoftë, heroi i ndeshjes nuk ishte Jokic, por, Austin Rivers i cili shënoi 16 pikë vetëm në çerekun e katërt, për të kontribuar në fitoren e Denver Nuggets.

Austin Rivers pasi shënoi 16 pikë në çerekun e katërt

Të gjithë startuesit te Nuggets kishin shënuar pikë dyshifrore ku më të dalluarit ishin Nikola Jokic me 36 pikë e 11 kërcime dhe Austin Rivers me 21 pikë.

Në anën tjetër Milwaukee Bucks po i shkatërrojnë Miami Heat, duke fituar ndeshjen për të i dhënë një epërsi prej 3:0 në serinë e rundit të parë të playoff.

Milwaukee Bucks kanë deklasuar ekipin e Miamit duke fituar ndeshjen e tretë me rezultat dominues 113:84.

Bucks dominuan ndeshjen që nga çereku i parë ku morën një epërsi prej 10 pikëve.

Në vitin e kaluar në playoff, ishin Heat ata që i eliminuan Bucks, por, me sa duket Milwaukee këtë sezon janë më të përgatitur dhe të gatshëm për hakmarrje.

Nënkampionët e sezonit 2019/20, Miami Heat kanë pasur lëndime të shumta dhe nuk ishin në formën e tyre më të mirë.

Ndeshja e parë e serisë mes këtyre dy ekipeve ishte dramatike, por, dy ndeshjet e tjera ishin plotësisht të dominuara nga Milwaukee Bucks.

Më të dalluarit te Bucks ishin Khris Middleton me 22 pikë e 8 kërcime, Giannis Antetokounmpo me 17 pikë e 17 kërcime dhe Jrue Holiday me 19 pikë e 12 asistime.

Ndërsa, te Heat më të mirët ishin Jimmy Butler me 19 pikë, 8 kërcime e 6 asistime dhe Bam Adebayo me 17 pikë e 8 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=LtQxNuelie4

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore