Lajme

Dëgjohet një shpërthim pranë selisë ushtarake në Rostov


Një shpërthim është regjistruar pranë selisë së Qarkut Ushtarak Jugor në Rostov-on-Don.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse “Meduza”, duke iu referuar pamjeve të publikuara nga RT-ja të cilat tregonin turma njerëzish duke iu larguar godinës qeveritare.

Më herët, mercenarët e Wagner-it kishin vendosur mina antitank nëpër rrugët e këtij qyteti.

Pasi forcat Wagner morën kontrollin e një selie kryesore ushtarake në Rostov-on-Don dhe Prigozhin publikoi një video ku ai poshtëron zëvendës ministrin e Mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov, Presidenti Putin bëri një fjalim kombëtar duke denoncuar atë që ai e quajti një “thikë pas shpine”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore