Sport

Datat më të rëndësishme në futboll për 2022


Viti 2022 do të sjellë një prej turneve më të rëndësishem në futboll, Kupën e Botës. Por, si kurrë më parë, ky turne nuk do të organizohet në verë, por midis nëntorit dhe dhjetorit.

Megjithatë, ngjarjet e rëndësishme në futboll për vitin 2022 nuk kanë të ‘mbaruar’. Ky vit do të jetë nga më të ngjeshurit në kalendarët futbollistik.

Nga kompeticionet e UEFA-s për klube dhe kombëtare, te Kupa e Kombeve në Afrikë dhe kupat e tjera në Amerikën e Jugut, vitit 2022 do të jetë “bombastik” për tifozët.

Janar

Data 9: Fillon Kupa e Kombeve në Afrikë

Data 12: Superkupa e Italisë

Data 16: Superkupa e Spanjës

Shkurt

Data 1: Mbyllet tregu i transferimeve dimërore

Data 6: Finalja e Kupës së Kombeve në Afrikë

Data 15: Fillon raundi i të 16-ve në Champions League

Data 27:  Finalja e Carabao Cup

Mars

Data 20: El Clasico, Real Madrid vs Barcelona

Data 24 dhe 29: Kualifikueset e Kupës se Botës

Prill

Data 23: Finalja e Kupës së Spanjës

Maj

Data 8: Finalja e Kupës së Francës

Data 11: Finalja e Kupës së Italisë

Data 14: Finalja e Kupës FA

Data 18: Finalja e Europa League

Data 21: Finalja e Kupës së Gjermanisë

Data 25: Finalja e Conference League

Data 28: Finalja e Champions League

Qershor

Data 2-14: Ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve në Evropë

Gusht

Data 6: Nis sezoni i ri në Premier League

Data 12: Nis sezoni i ri në La Liga

Shtator

Data 6: Nis faza e grupeve në Champions League

Data 22-27: Ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve në Evropë

Tetor

Data 1: Finalja e Kupës Sudamericana

Data 29: Finalja e Kupës Libertadores

Nëntor

Data 21: Fillon Kupa e Botës, Katar 2022

Dhjetor

Data 18: Finalja e Kupës së Botës, Katar 2022

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore