Përballje

Dardanët barazojnë në ndeshjen “vëllazërore” me Zvicrën


Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku te dy skuadrat kishin mundësi të mira shënimi.

Kosova luajti një ndeshje shumë të mirë ku pati mundësi për të shënuar disa herë.

Në këtë ndeshje, Zvicra kishte dy lojtar nga Kosova, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Andi Zeqirin.

Goli i Kosovës erdhi në minutën e 52-të me anë të Milot Rashicës, i cili shënoi një gol shumë të mirë, duke kaluar rreth tre lojtar zviceran.

Pas nëntë minutave, Zvicra barazoi rezultatin me anë të Jordan Lotomba-s.

Zhegrova pati një mundësi në fund, ku u pretendua edhe për penallti, por ndeshja në fund përfundoi barazim.

Kujtojmë se Zvicra janë kombëtarja e 13-të më e mirë në botë, dhe Kosova arriti barazimin kundër tyre, afër edhe fitores.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore