Euro 2020

Danimarka bie mes drithërimave për Eriksen-in, Finlanda arrin fitoren e parë në debutim


Danimarka dhe Finlanda kanë hapur serinë e ndeshjeve në Grupin B të Euro 2020. Një ndeshje dramatike është luajtur në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, ku ylli i danezëve, Christian Eriksen, pësoi sulm në zemër, duke humbur ndjenjat për disa minuta.

Eriksen u largua nga fusha dhe u dërgua menjëherë në spital, ndërsa ndeshja u shty përkohësisht. Me marrjen e lajmit të mirë, që Eriksen-i u bë i vetëdijshëm, UEFA vendosi rifillimin e takimit.

Ndeshja filste e gjitha për Danimarkën, por golin e vetëm të takimit do e shënonte Finlanda, me anë të Joel Pohjanpalo-s. Sulmuesi shënoi për 0-1 ne minutën e 59-të, pas asisitit të Jere Uronen-it.

Megjithëse danezët u përpoqën deri në minutat e fundit të takimit, nuk patën rezultat. Ata morën edhe një penallti në minutën e 74-të, por Piere-Emile Hojbjerg-u u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Kështu Finlanda fiton ndeshjen e parë, në herën e parë që merrë pjesë në një Kampionat Evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore