F1

Covid-19 në garat e Formula 1


Formula 1 mund të mos e hapë sezonin 2021 në Australi.

Gara e 21 marsit në Australi, mund të shtyhet për shkak të pandemisë Covid-19.

Tradicionalisht, Botërori i Formula 1 e çel sezonin me Çmimin e Madh në garën e Australisë.

Këtë vit gara është programuar për t’u zhvilluar më 21 mars 2021. Por karantina 14 ditore e detyrueshme për cilindo që hyn në Australi, rrezikon datës së garës së parë të sezonit.

Një vendim zyrtar për shtyrjen e kësaj gare, do ta spostonte zhvillimin e saj në fund të këtij sezoni, në dhjetor 2021.

Në këtë rast Formula 1 do të startonte në Bahrein, më 28 mars./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore