Sport

Presidenti i FIA-s Ben Sulayem përballet me akuzat e F1


Mohammed Ben Sulayem

Mes një lufte të qartë dhe në rritje për pushtet, Mohammed Ben Sulayem vazhdon të ecë përpara, duke pohuar se ai nuk mbështetet domosdoshmërisht në miratimin e “skuadrave të Formula 1”.

Tashmë dihet se gruaja e Toto Wolff, Susie, ka nisur procedurat për shpifje kundër presidentit të FIA-s pas komenteve të bëra nga Ben Sulayem në fillim të këtij viti.

Ai është akuzuar gjithashtu për përpjekje për të penguar Çmimin e Madh të Las Vegas vitin e kaluar, si dhe për ndërhyrje në proceset vendimmarrëse të stjuardëve të garës.

Si përgjigje, FIA ka publikuar së fundmi letra të shumta që mbështesin Ben Sulayem nga skuadrat e makinave dhe filialet e tjera të organit rregullator me bazë në Paris.

“Jam i ngazëllyer nga mbështetja e anëtarëve të FIA-s”, tha ai për agjencinë e lajmeve “AFP”. “Njerëzit duhet të kuptojnë se janë anëtarët ata që më vendosin këtu ku jam”.

“Nuk janë mediat apo skuadrat e Formula 1 ato që janë në origjinë. Unë i respektoj, por nuk jam zgjedhur që të interesohem për mendimin e tyre apo të dikujt për mua. Më intereson ajo që është premtuar në programin tim”.

“Do të doja që akuzat ndaj meje të ishin vetëm akuza, por unë jam dënuar në gjykatën e opinionit publik”, është shprehur Ben Sulayem. “Nuk kam asgjë për të fshehur”.

Në mënyrë domethënëse, ankesat kryesore kundër ish-pilotit 62-vjeçar nga Lindja e Mesme kanë dalë nga rrethi i F1.

Megjithatë, Ben Sulayem tha: “Ata nuk kanë pasur guximin të vijnë dhe të më shohin. Sinqerisht, unë mund të qëndroj drejt, të të shikoj në sy dhe të të them që jam sportist dhe luaj sipas rregullave”.

“Unë e di se kush qëndron pas gjithë kësaj, por nuk mund të them”, tregoi ai.

Ai hodhi poshtë nocionin se ai është thelbësisht në kundërshtim jo vetëm me ekipet e F1, por edhe me mbajtësin e të drejtave komerciale të sportit, “Formula One Management” (FOM), në pronësi të “Liberty Media”.

“Shumë e mirë”, pohoi ai kur u pyet për marrëdhënien e tij me “FOM”. “FOM është partneri ynë. Nuk kam asnjë problem. Unë thjesht dua të vazhdoj të bëj biznes me ta”.

Megjithatë, Ben Sulayem pohon se ai po distancohet nga konfliktet e brendshme të vazhdueshme te Red Bull, duke shfaqur dukshëm Christian Horner-in.

“Unë simpatizoj të gjitha palët e interesuara në këtë çështje”, tha ai. “Por ne jemi aktorë të jashtëm në gjithë këtë, ne nuk mund t’i hedhim benzinë zjarrit”.

“Kam besim në hetimin që është kryer, pala tjetër ka të drejtë të ankohet, por a ka të bëjë kjo me FIA-n? Nuk mendoj kështu”, përfundoi numëri një i Formula 1, Mohammed Ben Sulayem.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore