Sport

Conference League, biletat e finales janë në shitje


Biletat për ndeshjen finale të edicionit të parë të UEFA Conference League, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, janë zyrtarisht në shitje.

Ndeshja do të luhet më 25 maj, duke filluar nga ora 21:00. Italianët e Roma-s do të përballen me holandezët e Feyenoord-it.

Stadiumi ka kapacitet 21 mijë e 600 vende, por për arsye sigurie do të reduktohet në 19 mijë vende.

Përveç biletave që u janë shpërndarë dy klubeve finaliste, do të ketë dhe 8 mijë e 500 bileta për publikun.

Ka katër kategori për çmimin e biletave. Kategoria e katërt kushton 25 euro.E treta 45 euro. E dyta 85 euro. Dhe e para 125 euro.

Biletat e rezervuara për tifozët me aftësi të kufizuara janë në dispozicion për 25 euro, së bashku me një biletë falas për personin shoqërues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore