Sport

Çiftet e 1/16-ave në Kupën e Mbretit


Real Madridi është vendosur të kthehet në Alcoy një vit pas eliminimit të tyre nga Kupa e Mbretit, pas humbjes tronditëse 2-1 ndaj Alcoyano në janar 2021.

Los Blancos do të përballen me Alcoyan-on për të dytin sezon radhazi dhe madrilenët do të përballen me skuadrën e ligës së tretë të futbollit spanjoll në raundin e 1/16-tave të finales.

Ndërkohë, Barcelona do të përballen me Linares në shortin e zhvilluar të premten, ndërsa Atletico Madrid do të takohet me fqinjët e tyre Rayo Majadahonda.

Sezonin e kaluar, Kupën e Mbretit e kishin fituar Barcelona, në krye me Lionel Messi-n, por ata nuk duken në formën e duhur për ta përsëritur fitoren e sezonit të kaluar.

Real Madrid-i po kalojnë formë të jashtëzakonshme, të cilët thuajse e kanë siguruar titullin e La Liga-s.

Ky është shorti i plotë i 1/16-tave në Copa Del Rey:

Atletico Mancha Real – Athletic CLub

Rayo Majadahonda – Atletico Madrid

Alcoyano – Real Madrid

Linares – Barcelona

Atletico Baleares – Celta Vigo

Real Valladolid – Real Betis

Almeria – Elche

Mirandes – Rayo Vallecano

Cartagena – Valencia

Sporting Gijon – Villarreal

Eibar – Real Mallorca

Fuenlabrada – Cadiz

Leganes – Real Sociedad

Girona – Osasuna

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore